RENDITJA E SUPERIORES/ Elbasani e Partizani në krye nën “hijen” e Dinamos, kampionët mbyllin tabelën pas javës së dytë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 31, 2025 | 22:19

RENDITJA E SUPERIORES/ Elbasani e Partizani në krye nën “hijen” e Dinamos, kampionët mbyllin tabelën pas javës së dytë

Java e dytë e Superiores ka dekretuar se të gjitha skuadrat tashmë kanë pikë në tabelën e klasifikimit dhe për momentin askush nuk ka pikë të plota në renditje.

superiore

Pas ndeshjeve të sotme, rezulton se Elbasani dhe Partizani ndajnë kreun me nga 4 pikë, të ndjekur nga Dinamo që ka marrë pikët e para në sfidën e sotme dhe ka shansin t’i kalojë në ndeshjen e prapambetur me Teutën që luan në javën e ardhshme.

Ndërkohë, bie në sy edhe se në fundin e tabelës janë Tirana dhe Egnatia që e mbyllin klasifikimin pas këtyre dy javëve të para, teksa kanë shënuar secila nga një barazim e një humbje.

sdffdsfsdfsdfsdsfdsf

PANORAMASPORT.AL