RENDITJA E KATEGORISË SË PARË/ Vetëm një verdikt mbetet për t’u mësuar, Lushnja dhe Apolonia bien për herë të parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 3, 2026 | 17:46

RENDITJA E KATEGORISË SË PARË/ Vetëm një verdikt mbetet për t’u mësuar, Lushnja dhe Apolonia bien për herë të parë

Kategoria e Parë pa sot të luhen pesë ndeshje për javën e fundit. Kukësi mposhti Besën dhe siguroi pjesëmarrjën në “play out”. Rrjedhimisht Apolonia dhe Lushnja ranë në Kategorinë e Dytë. Për ta është hera e parë në histori, që do luajnë në kategorinë e tretë për nga niveli.

kategoria-e-pare-1

Në anën tjetër, siç edhe dihej bashkë me Kukësin do të jetë edhe Luftëtari në fazën “play out”. Pogradeci, Iliria, Besa dhe Kastrioti janë ekipet që do masin forcat në “play off”. Katër skuadra me shpresat e tyre për ngjitjen në elitë.

Vetëm një verdikt mbetet për t’u mësuar. Skuadra që ngjitet në Abissnet Superiore si kampione. Nesër do të luhet sfida mes Skënderbeut dhe Laçit për ta vendosur.

RENDITJA E KATEGORISË SË PARË

bandicam 2026-05-03 17-18-03-469

PANORAMASPORT.AL