RENDITJA E KATEGORISË SË PARË/ Skënderbeu nuk preket, Laçit i kushton hapi fals. Garë e hapur nga Pogradeci deri në fund

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 22, 2026 | 18:08

RENDITJA E KATEGORISË SË PARË/ Skënderbeu nuk preket, Laçit i kushton hapi fals. Garë e hapur nga Pogradeci deri në fund

Kategoria e Parë mbylli javën 28 të saj. Rezultati surprizë ishte barazimi i Laçit në transfertën e Ilirisë, pasi Skënderbeu dhe Pogradeci fituan sfidat e tyre respektive ndaj Besës dhe Burrelit.

kategoria-e-pare-1

Skënderbeu krijon sërish distancë me 3 pikë ndaj Laçit, ndërsa Pogradeci qëndron 3 pikë larg kurbinave. Pjesa tjetër është e distancuar dhe lufton për mbijetesë ose “play off”.

Fitore të rëndësishme mori Korabi, pasi duke mposhtur Luftëtarin i afrohet zonës “play off”. Vetëm 1 pikë regjistron më shumë Burreli. Kastrioti dhe Iliria janë po ashtu pjesë e kësaj zone.

Besa si vend i tetë me 2 pikë më pak se zona “play off”, duhet të mendojë edhe për mbijetesën. Apolonia dhe Kukësi ndodhen në zonën “play out”. Verilindorët forcojnë pozitat e tyre, pasi mposhtën Kastriotin.

Renditja mbyllet me Lushnjën dhe Luftëtarin. Dy pretendentët kryesorë tashmë për rënien direkte nga kategoria.

RENDITJA E KATEGORISË SË PARË PAS 28 JAVËSH

Screenshot 2026-03-22 180628

PANORAMASPORT.AL