Rasti i veçantë i Kontreras, sulmuesi që shfrytëzon minutat e pakta te Partizani

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 11, 2026 | 15:53

Rasti i veçantë i Kontreras, sulmuesi që shfrytëzon minutat e pakta te Partizani

Diego Kontreras realizoi golin e radhës personal për Partizanin, ndërsa të kuqtë mposhtën Burrelin me rezultatin 3-0. Sfida në “Arena e Demave” siguroi një biletë në çerekfinalen e Kupës së Shqipërisë.

bandicam 2026-01-10 13-45-50-315

22-vjeçari nga Kolumbia tashmë është në kuotën e katër golave me Partizanin. Trajneri Oltijon Kërnaja e preferoi vetëm për pjesën e parë, pasi në të dytën ishte Xhuliano Skuka që mori vendin e tij.

Vetëm Skuka dhe Kontreras kanë shënuar nga katër gola gjatë këtij edicioni. Interesant janë minutat e pakta që gëzon Kontreras dhe efikasiteti.

233 minuta në total dhe katër gola të shënuar deri tani. Nga më parë mbahet mend dopieta Teutën dhe goli ndaj Bylisit.

PANORAMASPORT.AL