Projeksionet ndryshojnë për Superioren, ekspertët e statistikave çudisin me fundin e kampionatit. Kryeqyteti jashtë “Final Four”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 22, 2025 | 14:39

Projeksionet ndryshojnë për Superioren, ekspertët e statistikave çudisin me fundin e kampionatit. Kryeqyteti jashtë “Final Four”

Kategoria Superiore sa vjen dhe po bëhet më interesante. “Football Meets Data”, që studion statistikat, vazhdimisht bën projeksione për renditjen përfundimtare.

SUPERIORE

Nga java e pestë, kur u dhanë projeksionet për renditjen përfundimtare, gjërat kanë ndryshuar. Pas shtatë javësh të luajtura, parashikohet që Vllaznia ta mbyllë në krye.

Skuadrat e “Final Four” do të mbeten të njëjta, pikërisht Vllaznia, Egnatia, Teuta dhe Elbasani. Verdhebluve u jepet 47% mundësi, kundrejt 45% për Dinamon. Skuadra e Ilir Dajës parashikohet të luftojë deri në fund për një vend në katërshen më të mirë.

Çudi mund të konsiderohet fundi i tabelës. Edhe pse Vora po bën mirë dhe mban aktualisht vendin e gjashtë, parashikohet të bie nga kategoria bashkë me Flamurtarin. Për vlonjatët nuk jepet thuajse asnjë shpresë që të mbijetojnë.

Në rast se renditja i përfundimtare do i ngjasojë asaj të projeksionit, atëherë gara për titull do të jetë dramatike në fund. Pas kampionatit, kujtojmë se pikët përgjysmohen për katër skuadrat e para dhe më pas luajnë ndeshje me njëra-tjetrën.

Mundësitë për “Final Four” 

96%  Vllaznia
91%  Egnatia
65%  Teuta
47%  Elbasan

45%  Dinamo City
34%  Partizani

PROJEKSIONET AKTUALE

567148744_17937315360092661_8782787859486809046_n (1)

PROJEKSIONET PËR RENDITJEN PAS 5 JAVËSH TË LUAJTURA

Screenshot 2025-10-22 142541

RENDITJA 

Screenshot 2025-10-22 143615

PANORAMASPORT.AL