Probleme me zemrën, Teuta reagon për rastin Zhoel: Ja si qëndron e vërteta

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 17, 2025 | 21:52

Probleme me zemrën, Teuta reagon për rastin Zhoel: Ja si qëndron e vërteta

Klubi i Teutës, nëpërmjet një deklarate zyrtare, ka sqaruar situatën në lidhje me transferimin e sulmuesit Zhoel Duku. 

 zhoel

Sipas durrsakëve, futbollisti 22-vjeçar ka kaluar me sukses të gjitha testet mjekësore dhe gëzon shëndet të plotë.

Bëhet me dije se Zhoel ka pasur më herët një shqetësim në zemër, për të cilin i është nënshtruar me sukses një ndërhyrjeje kirurgjikale.  Pas ekzaminimeve të detajuara, mjekët specialistë kanë dhënë garanci të plota se ai mund të ushtrojë aktivitetin sportiv pa asnjë pengesë. 

POSTIMI I PLOTË I TEUTËS:  

Klubi i Futbollit Teuta dëshiron të informojë opinionin publik në lidhje me transferimin e sulmuesit Lorougnon Joel Doukouo.

Futbollisti 22-vjeçar ka kaluar me sukses të gjitha testet mjekësore dhe gëzon shëndet të plotë.

Joel ka pasur më herët një shqetësim në zemër, për të cilin i është nënshtruar me sukses një ndërhyrjeje kirurgjikale. 

Pas ekzaminimeve të detajuara, mjekët specialistë kanë dhënë garanci të plota se ai mund të ushtrojë aktivitetin sportiv pa asnjë pengesë.

Gjithashtu, Komisioni i Mjekësisë Sportive pranë Federatës Shqiptare të Futbollit ka dhënë dritën jeshile, duke konfirmuar se Joel Doukouo nga Bregu i Fildishtë është plotësisht i aftë për të luajtur futboll në mënyrë të rregullt.

Klubi ynë i uron mirëseardhje Lorougnon Joel Doukouo dhe shumë suksese me fanellën blu. 

PANORAMASPORT.AL