Pritet uragan kuqeblu në Tiranë, Vllaznia jep detajet për transfertën drejt titullit kampion

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 7, 2025 | 20:31

Pritet uragan kuqeblu në Tiranë, Vllaznia jep detajet për transfertën drejt titullit kampion

Vllaznia do të luajë më 12 maj ndaj Egnatias, me objektiv rikthimin e titullit kampion. Në Shkodër presin prej 24 vitesh trofeun më të rëndësishëm të futbollit shqiptar.

bandicam 2025-05-07 20-29-40-162

Transporti për tifozët kuqeblu, që nisen nga Shkodra, do të jetë falas. Për këtë Vllaznia ka publikuar detajet e transfertës drejt Tiranës.

Njoftimi i Vllaznisë:

“BASHKË NË FINALEN E MADHE. KF Vllaznia i vjen në ndihmë të gjithë tifozëve që duan të udhëtojnë drejt “Arena Kombëtare” për të ndjekur finalen e madhe Vllaznia – Egnatia , të hënën më 12 maj.

Klubi ka vënë në dispozicion autobusë FALAS për të gjithë tifozët që nisen nga Shkodra drejt Tiranës! Grumbullimi bëhet tek stadiumi “Loro Boriçi” në orën 15:00 dhe nisja në 15:30.

Rezervo vendin tënd deri të shtunën ora 19:00 në numrin: 0692394133 Biletat mund t’i siguroni pranë dyqanit Universal në Shkodër ose online në ebileta.al. Vllaznia – një jetë, dy ngjyra, një skuadër!”

PANORAMASPORT.AL