Prezantim i veçantë i Ndrecës, klubi kazak: Egnatia nuk po ia lëshon vendin e parë askujt në Shqipëri
Edison Ndreca është prezantuar nga Elimai në Kazakistan. Klubi që bleu kartonin nga Egnatia postoi për mbrojtësin shqiptar, që po provon eksperiencën e parë jashtë Shqipërisë. Elimai vendos në pah dominimin e Egnatias, për të tretin edicion radhazi.

Postimi i Elimai:
“Edisoni me Elimai! Klubi i futbollit Elimai ka nënshkruar një kontratë me mbrojtësin e majtë shqiptar Edison Ndreca. Lojtari i cili është 186 cm i gjatë, e filloi karrierën e tij profesionale të futbollit në vitin 2013 me ekipin Laçit. Ai ka luajtur rreth 200 ndeshje në kampionatin shqiptar me ekipe si Kukësi dhe Kastrioti.
Vitet e fundit, ai ka luajtur në ekipin kryesor të klubit Egnatia dhe ka garuar në turnetë europiane. Me klubin e lartpërmendur, ai arriti të gjejë veten në podiumin e artë të kampionatit shqiptar 2024-2025. Për momentin, kolegët e tij nga Rrogozhina nuk po ia lëshojnë vendin e parë në tabelë askujt. Besojmë se do ta forcojnë më tepër ekipin Elimai. Mirë se vini në tokën e Abai!
PANORAMASPORT.AL













