Presidenti Nishani dekreton 5 kuqezinj, gati për kombëtaren

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 24, 2013 | 20:16

Presidenti Nishani dekreton 5 kuqezinj, gati për kombëtaren

dekretiAmir Abrashi, Jurgen Gjasula, Vullnet Basha, Azdren Llullaku dhe Ilir Berisha kanë tashmë në duar pasaportën shqiptare, duke kapërcyer edhe këtë “pengesë” për të luajtur me kombëtaren shqiptare. Dhënia e nënshtetësisë shqiptare është dekretuar nga Presidenti Bujar Nishani dhe është publikuar me numër dekretin 8197. Në këtë dekret, mes të tjerash shkruhet: ”Në mbështetje të nenit 92, pika “c”, dhe nenit 93 të Kushtetutës, si dhe nenit 9, pika 7, të ligjit nr. 8389, datë 05.08.1998, “Për shtetësinë shqiptare”, të ndryshuar, bazuar në propozimin e Ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, u jepet shtetësia shqiptare personave të mëposhtëm: Amir Abrashi, Jurgen Gjasula, Vullnet Basha, Azdren Llullaku dhe Ilir Berisha.”
Në fakt për tre prej këtyre lojtarëve ka edhe një pengfesë për ta veshur fanellën kuqezi në një ndeshje zyrtare, pasi më herët kanë përfaqësuar kombëtare të tjera në rangun U-21. Për pasojë, Gjasula, Abrashi dhe Vullnet Basha mund të luajnë për Shqipërinë vetëm pasi të hapë dritën jeshile FIFA, ashtu si në rastin e Migjen Bashës. Këta lojtarë do të jetë në dispozicion të trajnerit De Biazi për eliminatoren e 7 qershorit me Norvegjinë, një ndeshje tepër e rëndësishme për fatin e kuqezinjve në këtë edicion kualifikues, ndërkohë që do të bëhen parapreakisht pjesë e grumbullimit disaditor me kombëtaren shqiptare në Durrës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"