Portieri i Tiranës, Tafas pas barazimit me Flamurtarin: Fitoret do të vijnë shumë shpejt, nder që luaj në ekipin më të madh në Shqipëri
Portieri i Tiranës, Angelo Tafas foli pas barazimit me Flamurtarin. Ai u shpreh se janë ende një ekip i ri dhe shumë shpejt do të vijnë fitoret.
“Kishte disa raste të rëndësishme ndeshja që besoj u nda shumë mirë dhe besoj kjo ishte arsyeja pse u zgjodha “Lojtari i Ndeshjes”, do të isha më i lumtur po të kisha fituar ndeshjen. Është një ekip i ri sigurisht, e di që kur luan për Tiranën nuk ke shumë kohë por do të vijnë edhe fitoret me vazhdimin e ditëve duke punuar, duke qenë me këmbë ulur dhe të dëgjojmë trajnerin e ri. Çdo do kohën e vetë, edhe ne që jemi shqiptar duhet tua themi që luajmë te klubi më i madh në Shqipëri dhe është një nder për ne që të veshim këtë fanellë, besoj që do e kuptojnë shpejt”, deklaroi ai për RTSH Sport.
PANORAMASPORT.AL













