Pohls “mbyll portën”, 180 minuta pa gol për kuqeblutë e Vllaznisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 7, 2025 | 22:04

Pohls “mbyll portën”, 180 minuta pa gol për kuqeblutë e Vllaznisë

Vllaznia arriti fitoren e dytë radhazi në kampionat kundër Elbasanit ditën e shtunë në shifrat 1-0. Duke marrë në këtë mënyrë edhe kryesimin e kampionatit tashmë në kuotën e 13 pikëve pas 6 javësh të luajtura. Kështu shkodranët arrijnë të krijojnë një lloj vazhdimësie në kampionat në 3 ndeshjet e fundit, ku njohin një barazim 1-1 ndaj Teutës dhe 2 fitore në shifrat 2-0 ndaj Vorës dhe 1-0 ndaj Elbasanit.

POHLS

Por, një fakt që kënaq tek ekipi i Martinit është stabiliteti i krijuar në mbrojtje. Kështu ekipi nuk pëson gol në dy ndeshje radhazi, duke mbajtur të paprekur portën e Pohls për 180 minuta. Një fakt ku kuqeblutë kanë “vuajtur” në të shkuarën, me skuadrën që ishte ndëshkuar në vazhdimësi. E madje duke marrë shpesh edhe gola që mund të konsideroheshin të “lehtë”.

Por, në raundet e fundit, Vllaznia duke se ka përmirësuar shumë në aspektin defensiv. Duke treguar qëndrueshmëri dhe kujdes në mbrojtje, ku 9 herë kampionët e vendit kanë rrezikuar shumë pak. Me një lider në prapavijë si Elmando Gjini, Martini duket se ka gjetur lojtarin që do udhëheqë skuadrën në mbrojtje.

Ku po ashtu eksperienca e Gurishtës dhe Bajramit janë për t’u vlerësuar dhe marrë në konsideratë. Me performancat e dyshes që kanë qenë në nivelin e duhur. Ku po ashtu për skuadrën pritet edhe rikthimi Kuros, i cili po vuan nga një dëmtim prej disa kohësh. E po ashtu afrimi i fundit i Çelikoviç në radhët e Vllaznisë përforcon akoma më shumë ekipin në mbrojtje.

PANORAMASPORT.AL