Plas te klubi i Superiores! Lojtarët nuk dalin në stërvitje, priten masa e pezullime

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 15, 2025 | 23:45

Plas te klubi i Superiores! Lojtarët nuk dalin në stërvitje, priten masa e pezullime

Lojtarët e Laçit nuk stërviten prej ndeshjes së fundit. Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi kurbinas përmes një postimi në rrjetet sociale. 

laci

Njoftohet se ditën e sotme do të zhvillohet edhe një takim ku priten pezullime dhe ndëshkime të rënda.

NJOFTIM

Që prej ndeshjes së fundit, ekipi i Laçit nuk po stërvitet. Situata në ekip është mjaft e rënduar, si asnjëherë më parë. Ditën e djeshme është zhvilluar një takim mes drejtuesve dhe stafit ku debatet nuk kanë munguar dhe është vendosur që sot në orën 18:00 të mbahet një tjetër takim me ekipin në ambientet e stadiumit “Laçi” nga ku priten pezullime dhe ndëshkime të rënda. Takimi do mbahet me dyer të mbyllura.laciPANORAMASPORT.AL