Pikantet e Vora-Elbasani/ Vetëm 2 mijë tifozë në stadium, Ruzgis e mbylli me dorë të fashuar
Atmosfera në stadium ishte larg asaj që pritej, teksa numri i spektatorëve nuk i kalonte 2 mijë të pranishëm.
Ndeshja u shoqërua me ritëm të ngadaltë dhe shumë ndërprerje, çka solli pakënaqësi edhe në tribuna, ku tifozët shprehën hapur mërzinë për mungesën e lojës së rrjedhshme. Nervozizmi u reflektua edhe në fushë, me reagime të forta nga disa lojtarë dhe tensione ndaj arbitrimit, ndërsa në fund vëmendje mori edhe gjendja fizike e disa protagonistëve.
– Numri i spektatorëve në këtë ndeshje ishte më i ulët si zakonisht, teksa nuk shkonin më shumë se 2 mijë të pranishëm.
– Pjesa e parë pati shumë ndalesa loje dhe futje të mjekëve në fushën e lojës, duke e bërë të bezdisshme situatën edhe për tifozët. “Çfarë bëhet kështu, se nuk po shohim futboll fare”, thirri një tifoz nga tribuna.
– Tsague e nxjerr dufin për një rast të humbur duke shkelmuar topin fort në shkallët e stadiumit.
– Lulaj mërzitet me kryesorin në fundin e pjesës së parë, duke i kërkuar gjyqtarit të katërt që t’i flasë, pasi e kishte aty pranë.
– Ruzgis shihet në fund të ndeshjes me një dorë të fashuar, por sipas të gjitha gjasave nuk rrezikon ndeshjen me Dinamon, sepse nuk është serioze.
PANORAMASPORT.AL













