Pikantet e Vora-Bylis/ “Ruzgis futu portier”, çfarë ndodhi te ndeshja e pazakontë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 25, 2025 | 18:25

Pikantet e Vora-Bylis/ “Ruzgis futu portier”, çfarë ndodhi te ndeshja e pazakontë

bandicam 2025-12-24 14-19-00-640

– Mungesat e Vorës, Bardhi, Dalipi e Shehi ndjekin ndeshjen nga tribuna, ndërsa Ruçi nga pankina për të qenë në gatishmëri në rast të ndonjë dëmtimi të portierit Harizaj.

– “Ruzgis futu portier”. Këto kanë qenë thirrjet e tifozëve vorakë që po ndiqnin veprimin e portierit ballshiot Vashu kur la portën e duke dalë pa leje nga fusha. E në atë kohë nuk kishte asnjë në portë skuadra ballshiote, pasi Beqaj ishte duke u zhveshur. E ironia e tifozëve të Vorës u shpërthye duke thirrur Ruzgisin që ai të bëhej portier i Bylisit.

– Trajneri Bellai ishte heroi i këtij dueli, pasi kishte arritur dy suksese radhazi, duke i nxjerrë të dyja ekipet nga Kategoria e Parë në superiore. Pasi ngjiti Ballshin një sezon më pas ngjiti dhe Vorën.

– Zhbllokohet Ruzgis duke shënuar golin e parë në superiore, pas atij suksesi në Kategorinë e Parë kur u shpall golashënuesi më i mirë me 24 gola. Ndërsa Kasalla regjistron golin e 4-rt sezonal.

– 7 herë janë përballë Vora me Bylisin. Kjo ishte fitorja e parë e Vorës ndaj ballshiotëve, ndërsa 4 takime i ka fituar Bylis dhe dy kanë përfnduar në barazim, golaverazhi përgjithshëm mes tyre është 10-12 për ballshiotët.

– Pas 6 ndeshjeve radhazi në shtëpi, pa shënuar gol, Vora shënon 4 gola në ndeshjen e mbijetesës. Në 10 ndeshjet e fundit Vora arrin fitoren e dytë, ndërsa Bylis në 26 ndeshjet e fundit ka fituar 4 dhe ka humbur ndeshjen e fundit me Vorën 0-4.

– Vora me kartonin e Dakës arriti numrin e 64-ër të të verdhëve gjatë këtij sezoni, ndërsa Bylisi me dy kartonët e kësaj ndeshje arrin në kuotën e 45 kartonëve të verdhë.

ABDULLA DUSHKU-PANORAMASPORT.AL