Pikantet e Tirana-Teuta/ Alvarezi kthehet në fushë, tifozët kundër trajnerit
Ndeshja mes Tiranës dhe Teutës ishte një tjetër kapitull i vështirë për bardheblutë. Për Tiranën ishte ndeshja e katërt radhazi pa fitore, pas humbjes në derbi, barazimit në kampionat me Dinamon dhe disfatës në Kupë me blutë, duke rritur presionin mbi trajnerin Ardijan Nuhiju dhe mbi lojtarët.
-Një moment i veçantë i takimit ishte rikthimi i Fredi Alvarezit, që luajti për herë të parë pas tragjedisë së 24 janarit, kur humbi të bijën. Lojtari u prit me duartrokitje nga tifozët, duke sjellë emocione të mëdha në stadium.
-E çuditshme, por e vërtetë, ishte zgjedhja e uniformave. Tirana nuk luajti me fanellat klasike bardheblu, por me fanellën e dytë të bardhë, ndërsa Teuta, megjithëse skuadër mike, mbajti fanellat e para. Ky fakt u komentua gjerësisht nga tifozët dhe mediat, duke theksuar se fanella bardheblu duket se po zhduket nga stadiumet.
-Tifozët e Tiranës ishin të shumtë dhe ndeshja u rendit ndër ato me më shumë mbështetje për këtë sezon. Shumë nga ata erdhën nga Durrësi dhe u vendosën në qendrore dhe në sektorin ultras, ku kishin edhe një flamur gjigant. Atmosfera shpërtheu në minutat e fundit të takimit, kur tifozët i kërkonin Nuhijut të nxirrte ekipin përpara, duke shprehur hapur pakënaqësinë dhe dëshirën e tyre për largimin e trajnerit. Në formacionin e Teutës, tetë lojtarë shqiptarë startuan titullar, duke treguar besimin te talentet vendase, ndërsa Tirana përballet me një situatë të vështirë që kërkon vendime të forta për të rikthyer fanellën bardheblu në lavdinë e saj.
PANORAMASPORT.AL













