Pikantet e Tirana-Laçi/ “Xixa” Prodani-Soler, Teqja ndihmës i Shkëmbit
Ndeshja mes Tiranës dhe Laçit u zhvillua në Durrës. Veç kronikës së zakonshme, ja disa nga të veçantat që nuk u panë në TV.
-Bardheblutë dhe kurbinasit luanin për herë të katërt mes tyre. E veçanta është që ndeshjet janë zhvilluar në tri qytete të ndryshme. Laç, Korçë dhe Durrës.
-Rreth 300 tifozë ishin të pranishëm dje për të ndjekur sfidën mes dy ekipeve. Tirana u rikthye te fitorja pas plot 32 muajsh.
-Në fund të pjesës së parë pati një përplasje mes Prodanit të Laçit dhe Solerit të Tiranës. Ndërhyjnë shokët dhe ndajnë futbollistët.
-Meta humb sfidën e kësaj jave me Laçin. Lojtari ka pasur probleme dhe nuk luajti dhe as nuk ishte në stol. Mbrojtësi rrezikon edhe takimin e radhës që do të zhvillohet me Vllazninë.
– Tre sulmuesit kryesorë të Tiranës, Zharmuni, Ndreca dhe Ernest kanë shënuar në sfidën e djeshme. Së bashku ata bëjnë 19 gola të shënuar, respektivisht, 9, 7 dhe 3 gola.
-Me Tiranën është bashkuar edhe një trajner i katërt. Bëhet fjalë për Olsi Teqjen, “ish”-in e bardhebluve dhe kurbinasve, që do të jetë ndihmësi i Bledi Shkëmbit.
-Durrësi është kthyer “shtëpia” e radhës e bardhebluve, pasi sfida me Laçin ishte e gjashta që luante në “Niko Dovana”. Nga ana tjetër, edhe ndaj Vllaznisë do të luhet po në qytetin bregdetar.
PANORAMASPORT.AL













