Pikantet e Teuta-Partizani/ Futbollisti i Kombëtares nuk ju ndahet të kuqve, tension në tribunë me një trajner

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 23, 2026 | 21:37

Pikantet e Teuta-Partizani/ Futbollisti i Kombëtares nuk ju ndahet të kuqve, tension në tribunë me një trajner

Një ndeshje e çmendur u zhvillua në Durrës, ku Teuta dhe Partizani dhuruan një spektakël të vërtetë me katër gola dhe disa pretendime për penallti, duke i mbajtur emocionet deri në fund. Në tribunë u vu re edhe prania e presidentit të Partizanit, Gazment Demi, i cili shoqërohej nga Jasir Asani.

Screenshot 2026-03-21 174909

-Atmosfera ishte elektrizuese falë tifozërisë durrsake, që iu përgjigj thirrjes së klubit duke mbushur stadiumin. Rreth 4000 tifozë krijuan një ambient fantastik, duke treguar edhe një herë se Durrësi e do futbollin. Një notë 10 për mbështetjen e tyre.

-Momente të pafata për sulmuesin Klejdi Daci, i cili u dëmtua gjatë lojës dhe u detyrua të largohej nga fusha, duke i lënë vendin Vilës.

-Nuk munguan as tensionet në tribunë, ku trajneri i Partizanit, Oltion Kërnaja (i dënuar), u përfshi në një debat me tifozët vendas, . Situata detyroi largimin e tij nga tribuna.

-Protagonist i ndeshjes ishte Vasili Zogos, i cili realizoi dopietën e parë sezonale. Në fund ai ishte shumë pranë golit të tretë, por fati dhe ndërhyrja e portierit Pano Qirko ia mohuan këtë mundësi.

-Gjatë gjithë ndeshjes, stafi i Partizanit komunikonte vazhdimisht nga poshtë tribunës me trajnerin në distancë për çdo lëvizje taktike në fushë.

PANORAMASPORT.AL