Pikantet e Partizani-Tirana/ “Thumbojnë” tifozët, shiu përmbyt fushën
Edhe pse në stadiumin kombëtar, “Air Albania”, ishte Partizani pritës, tifozët më shumë kishte Tirana si në sektorin pas porte, po ashtu edhe në tribunat karshi.

Në sektorin e Partizanit nuk mungojnë thirrjet “UÇK”, kjo edhe për shkak së situatës në gjyq që po kalojnë ish-krerët e saj. Te Tirana, rikthehet në portë për herë në kampionat pas prezencës në Kupë, Visar Bekaj me gardianin që mban edhe shiritin e kapitenit.
Momenti i golit të parë nga ana e Sidibe sjell një festë të madhe mes lojtarëve, ndërkohë që anësori po tentonte të shkonte në drejtim të tifozëve, Skuka e shtyn duke e rrëzuar në tokë. Megjithatë, asnjë problem për Sidibe që ia del të mbërrijë poshtë tribunës së tifozëve të tij. Në festën e golit të Partizanit, nuk mungon edhe një takim i ngrohtë mes trajnerit Oltijon Kërnaja dhe portierit Alban Hoxha.
Menjëherë pas golit, kur ende nuk kishte përfunduar festa, trajneri Kërnaja thërret pranë vijës anësore Isgandarli dhe autorin e golit Sidibe, duke i dhënë disa porosi të reja. Partizani gjen golin e dytë me Isgandarli, sulmuesi azerbaxhanas afrohet te pankina dhe takon teknikun Kërnaja. Në pushimin mes pjesëve, fusha rëndohet së tepërmi prej rreshjeve të shiut, arbitri Xhaja del të testojë terrenin me topin që nuk ka të njëjtën shpejtësi levizjeje. Së bashku me arbitrin është edhe Bekaj me Skukën.
Ndërkohë trajneri Kërnaja bën me shenjë se gjithçka është në rregull sa i takon fushës dhe se loja duhet të vazhdojë normalisht. Pas disa minutave, arbitri Xhaja vendos që të startojë pjesën e dytë. Me terrenin e rënduar, Isgandarli detyrohet të ndryshojë takat duke tentuar që të përshtatet disi me fushën e “Air Albania” Fatmirësisht, rreshjet e dendura të shiut u ndërprenë dhe terreni në “Air Albania”, rifitoi disi normalitetin.
Trajneri Kërnaja karikon Kolën pas një dueli me Ndong në aënsore, ndërsa me pas i jep udhëzime mbrojtësit. Sidibe dëmtohet dhe kërkon zëvendësim, doktorët e Partizanit në fushë, një prej tyre rrëshqet për shkak të terrenit në stadiumin kombëtar në pëerpjekje për të shkuar sa me shpejt te sulmuesi Tifozët e Partizanit thërrasin në kor emrin e ish-kapitenit të skuadrës, Nderim Nexhipi Ata të Tiranës përgjigjen me një banderolë, “Ju bojm be për kok t’nonës, jeni t’gjith si zogu Tironës”. Në fund, festa është e gjitha për Partizanin me lojtarët, stafin teknik dhe drejtorin Agim Ibraimi që festojnë me tifozët pas porte.
PANORAMASPORT.AL













