PIKANTET E FLAMURTARI-ELBASANI/ Edhe nëndrejtori i policisë qetëson tifozët me megafon, më i trondituri është Marku
Fishekzjarrë, protesta dhe ndërprerje. Sfida mes Flamurtarit dhe Elbasanit nuk dhuroi momente të veçanta vetëm në fushën e lojës:

– Ndeshja Flamurtari-Elbasani është karakterizuar nga një atmosferë elektrizuese.
– Futbollistët e Flamurtarit mbanin veshur fanellat e tyre karakteristike kuqezi, ndërsa ata nga Elbasani, verdheblu.
– Presidenti Sinan Idrizi e ndoqi ndeshjen përkrahë homologut të tij Kujtim Llupa, deputetit Bledi Çuçi dhe Kreshnik Çipit.
– Në momentin që Elbasani kalon në avantazh në minutën e pestë, tifozët vendës hedhin bidonë në fushë. Ultrasit ofendojnë në kor ata të Elbasanit.
– Në minutën e 27-të gjyqtari ndal lojën për shkak të hedhjes së sendeve në fushë. Kapiteni Trashi shkon tek tifozët për t’i qetësuar. Një minutë më vonë shishe uji drejt Mustës.
– Trashi bie në shesh dhe lutet në momentin e penalltisë së Flamurtarit.
– Herald Marku zëvendësohet i mërzitur, pas penalltisë. Lojtari duket i shokuar.
– Pas golit të Ramanit elektrizohet stadiumi. Ultrasit vlonjatë hedhin fishekzjarri. Presidenti Idrizi shikohet i qetë në tribunë, nuk feston
– Portieri Janaçek shkon në spital me ambulancë pas dëmtimit, loja ndalet pasi pritet një tjetër ambulancë.
– Rreth minutës së 85-të, gjyqtari Xhaja komunikon me sekretarin e klubit, Alfred Ferko për tifozët. Thërret edhe dy kapitenët. Pas këtij moment spikeri i stadiumit bën thirrje të mos hidhen sende në fushë.
– Nëndrejtori i Policisë së Qarkut të Vlorës, Shpëtim Hasanaliaj flet me megafon brenda dhe jashtë stadiumit pas ndeshjes kur tërheq vëmendjen tifozëve.
ERMAL SIKA – PANORAMASPORT.AL













