Postuar: Gusht 1, 2025 | 8:39
Pikantet e Egnatia-Dinamo Minsk/ Mbi 3000 tifozë në Rrogozhinë, debutojnë dy lojtarë të rinj të Tetovës
-Mbi 3000 tifozë ishin të pranishëm në sfidën e djeshme mes Egnatias dhe Dinamos së Minskut. Sërish tifozët nuk e braktisin ekipin kampion të Shqipërisë.

-Aleksandr Pavlov ishte ai që drejtoi skuadrën në Rrogozhinë. Trajneri i parë nuk ishte i pranishëm në stolin e skuadrës bjelloruse.
-Një njohje e kampionatit shqiptar ishte dje i pranishëm në fushën e lojës. Bëhej fjalë për ish-sulmuesin e Partizanit, Podstrelov, që kampionatin e mbylli me të kuqtë.
– Dy lojtarë të rinj debutuan para tifozërisë rrogozhinase. Bëhet fjalë për Jaime dhe Xheferson. Të dy lojtarët u regjistruan në turin e dytë të Ligës së Konferencës.
PANORAMASPORT.AL













