PIKANTET/ 100 ndeshje për Vrapin, një pikë krenarie për Vorën kundër Egnatias
Rreth 1000 tifozë kishin ardhur në stadiumin “Vora”, ndërsa binin në sy dhe rreth 30 tifozë të Egnatias. Ja pikantet e duelit të vlefshëm për javën e 24 në Superiore.
JURGEN VRAPI – Plotëson 100 ndeshje me fanellën e Vorës dhe një ceremoni e thjeshtë me fanellën e Vorës ku shkruhej numri 100. Futbollisti kryeqytetas e ka sezonin e tij të katërt me Vorën, që kur erdhi nga Erzeni i Kategorisë Superiore, në Vorën e kategorisë së dytë. Ndeshja e së shtunës kundër Egnatias ishte e 100-ta për të.
SOAMALIA BAKAJOKO – vijon me ritet e tij duke u falur sapo hyn në fushë kur po niste loja, po kështu edhe në fillimin e pjesës së dytë, para se ai të shkelmonte topin nga qendra.
NJË MUAJ PA FITORE – Vora vinte në këtë takim një muaj pa fitore, që më 15 janar kur fitonte ndaj Partizanit në ndeshjen e parë të fazës së tretë.
MINUTA 4′-t – Një top i gjuajtur nga Kasalla, topi shkon te gjyqtari kryesor Andi Koçi, ky me thembër e kalon topin në mesfushë. Ndalon lojën dhe top i diskutueshëm.
MINUTA e 28-të – Një top i fortë i gjuajtur nga Sota në mesfushë, e kap nga prapa kokën e Kasallës, që e shtrin përtokë. Ndalohet urgjentisht loja e mjekët vihen në shërbim të lojtarit të Vorës, pa ndonjë problem çohet sërish në lojë.
MINUTA e 45+1 – Sota-Repaj një përplasje verbale mes tyre për shkak të një ndërhyrje nga prapa të Sotës ndaj Repaj dhe më pas Sota i kërkon ndjesë dhe “fair play” mes tyre, duke shtrënguar duart me njëri-tjetrin.
MANFREDAS RUZDIS – Skuadrës së Vorës i mungoi Ruzgis që në prag të ndeshjes rezultoi me temperaturë dhe për këtë arsye ai nuk u paraqit në këtë ndeshje, madje as në stolin e rezervave. Para kësaj ndeshje ai kishte deklaruar se do t’i shënonte Egnatias, por fati i tij i keq u bë pengesë, që ai të mos paraqitej fare dhe ta shikonte ndeshjen nga shtëpia në ekranin e televizorit.
IRGI KASALLA – Mund të konsiderohet si lojtari i rasteve të humbura, ku në 24 ndeshje, ai kishte në dispozicion të golit. 70 raste dhe në këto rastet e tij, ka shënuar vetëm 6 gola. Goli ndaj Egnatias kishte vlerën e një pike shumë të vlefshme për Vorën.
BARAZIMI HISTORIK – Vora dhe Egnatia kanë luajtur gjithsej 11 ndeshje përballë njëra tjetrës e ky ishte barazimi i tyre historik, pasi rezultati 1-1 rezultoi si barazimi i parë mes tyre, pas 4 fitoreve të Vorës dhe 6 barazimeve të Egnatias.
OKSEOLD SEFA – Për të ishte ndeshja e parë pas rikthimit te Vora. Kujtojmë se Sefa erdhi nga skuadra e Kukësit gjatë janarit të këtij viti, nga ku ishte huazuar sezonin e kaluar.
PANORAMASPORT.AL













