PESHËNGRITJE/ Toska “zbërthen” medaljen europiane të Kofshës: Bëmë maksimumin kundër shkollës ruse
Trajneri i Shtërmenit dhe i Kombëtares, Leonard Toska, ka komentuar paraqitjen e sportistët të tij, Ertjan Kofsha, në Kampionatin Europian të Peshëngritjes për juniorë dhe U-23.

Toska u shfaq shumë i kënaqur me dy medaljet e bronzit të fituara në kategorinë e juniorëve në peshat 94 kg. “Ishte një garë tepër sfiduese. Ne ishim të bindur që të ishim brenda treshes, por shkolla ruse mbetet shkollë ruse. Ne, me të gjithë mundësitë tona, me grumbullimin që bëmë, me disiplinën që kemi, arritëm që të bëjmë diçka, të vendosim 4 rekorde europiane si asnjëherë në histori.
Gara në Europian ishte me rivalitet shumë të egër nga rusët, bjellorusët, gjeorgjianët dhe armenët. Ata luftojnë në grup, megjithatë në ia dolëm që të fitonim medalje. Jam shumë i kënaqur me paraqitjen e Kofshës, pasi ne bëmë maksimumin në një garë të ashpër”, deklaron fillimisht Toska, i cili thekson se arritjet e Ertjan Kofshës nuk do të ndalen këtu, ndërsa shënjestron objektivat e radhës: “Ne premtojnë për garat e ardhshme që do të bëjmë garë edhe më të bukur dhe që do të fitojmë të tjera medalje. Tani të presim Lojërat Islamike apo Kampionati Ballkanik, ku do të pretendojmë përsëri për të marrë medalje.
Me këtë rast dua të falenderoj të gjithë partnerët tanë, duke nisur nga ish-kryetari, Andis Salla, i cili tashmë drejtin Ministrinë e Bujqësisë, për të vijuar me federatën dhe me të gjithë miqtë tanë që në mbështesin”, përfundoi prononcimin e tij trajneri shtërmenas.
ARTIN LLESHAJ – PANORAMASPORT.AL













