PESHËNGRITJE/ Ertjan Kofsha dhe Antonino Mullisi “flirtojnë” me zonën e medaljeve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 5, 2025 | 10:19

PESHËNGRITJE/ Ertjan Kofsha dhe Antonino Mullisi “flirtojnë” me zonën e medaljeve

Në Kampionatin Botëror të peshëngritjes për U-17 dhe U20 në Lima të Perusë, për Shqipërinë konkurruan edhe Ertjan Kofsha me Antonino Mullisin.MixCollage-05-May-2025-10-16-AM-7867Dy talente shumë premtuese të shtangës kuqezi, të cilët ndonëse nuk arritën që të futeshin në zonën e medaljeve, bënë paraqitje mjaft të mira, duke afruar me podiumin. Kështu Ertjan Kofsha garoi në orët e para të mëngjesit të së dielës në kategorinë e peshave 96 kg për moshat U-20.

Shtangisti shtërmenas regjistroi 161 kg në stilin e shkëputjes, duke u klasifikuar në vendin e katërt. Në shtytje Kofsha ngriti 197 kg, duke marrë një tjetër vend të katërt. Ndërsa me 358 kg gjithsej, 20- vjeçari kuqezi e përfundoi dygarëshin në vendin e pestë. Formë mjaft të mirë tregoi edhe Antonino Mullisi në garat për moshat U-17.

Peshëngritësi 16-vjeçar i Vllaznisë u rendit në vendin e katërt në stilin e shkëputjes, duke regjistruar rezultatin 125 kg. Në shtytje e mbylli me 151 kg për të marrë vendin e pestë, ndërsa me 276 kg gjithsej u klasifikua i pesti edhe në dygarësh në Kampionatin Botëror.

PANORAMASPORT.AL