Përplasja me lojtarin, trajneri i Partizanit kërkon ndjesë: Është si djalë për mua

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 31, 2025 | 23:41

Përplasja me lojtarin, trajneri i Partizanit kërkon ndjesë: Është si djalë për mua

Trajneri i Partizanit U-18, Aldo Duro, ka reaguar menjëherë pas videos së publikuar në rrjet, teksa shfaqet duke shtyrë futbollistin e skuadrës së tij, Antonio Pëllumbi.

aldo duro partizani

Duro ka kërkuar ndjesë publike nëpërmjet një postimi në “Instastory”, teksa e cilëson 17-vjeçarin si një djalë për të.

REAGIMI I PLOTË I ALDO DUROS: 

“Në lidhje me pamjet e shfaqura gjatë ndeshjes së fundit, dua të shpreh publikisht ndjesën time më të sinqertë për gjestin e tepruar ndaj lojtarit tim.

Ishte një moment i nxitur nga emocionet e forta të ndeshjes, pa asnjë qëllim keqdashës apo mungesë respekti ndaj tij. Ai djalë, ashtu si të gjithë futbollistët e tjerë të ekipit, është për mua si një djalë, një pjesë e familjes sonë sportive me të cilën kemi fituar, kemi humbur dhe kemi kaluar çdo sfidë bashkë. E kuptoj që këto pamje nuk përfaqësojnë as mua personalisht, as frymën e ekipit tonë.

Në ekipin tonë respekti, bashkimi dhe përkushtimi janë mbi gjithçka, dhe do të bëj çmos që situata të tilla të mos përsëriten më.

Faleminderit tifozëve dhe të gjithë
atyre që e kuptojnë se futbolli është plot pasion, por mbi të gjitha duhet të mbetet një shembull pozitiv për sportivitetin dhe respektin reciprok. Edhe një herë: ndjesë”.

WhatsApp Image 2025-10-31 at 23.35.37

PANORAMASPORT.AL

VIDEO/ Pamje të shëmtuara, trajneri i Partizanit U-18 nuk përmbahet dhe përplas në tokë lojtarin e tij