Përgatitjet intesive, Gvozdenoviçi i fiksuar me Dinamon
Elbasani vijon përgatitjet për ndeshjen me Dinamon në një atmosferë optimiste, pavarësisht sfidave që ka treguar ky fillim sezoni. Verdheblutë kanë lënë përshtypje pozitive me lojën e tyre, duke treguar guxim në sulm dhe një grup që po formësohet gjithnjë e më shumë nën drejtimin e trajnerit Ivan Gvozdenoviç. Sfida me Dinamon shihet si një test real për të kuptuar ambiciet e Elbasanit.

Një rezultat pozitiv do t’i jepte jo vetëm moral lojtarëve, por edhe do të dërgonte një mesazh të qartë se verdheblutë e Gvozdenoviç nuk janë thjesht një skuadër simpatike, por një rival serioz që kërkon të ngjitet sa më lart në klasifikim. Tekniku serb është i vetëdijshëm se ekipi i tij ka ende hapësira për përmirësim, por besimi që ai ka injektuar te grupi dhe mbështetja e tifozëve që po rikthehen masivisht në stadium janë faktorët që e bëjnë Elbasanin një skuadër të rrezikshme për këdo.
PANORAMASPORT.AL













