Përballjet e “Final 4”, blutë e Dinamos më të avantazhuar nga statistikat
Sërish Dinamo në rrugën e Vllaznisë këtë sezon për të arritur te trofetë. Me 18 herë kampionët e vendit dhe shkodranët që brenda këtij sezoni do të kenë përballjen e 7-të mes tyre, kjo duke llogaritur këtu edhe dy ndeshjet gjysmëfinale të kupës.

Ku ishte ekipi i Dajës që triumfoi ndaj atij të Brdariç, duke arritur kështu finalen e kompeticionit. E te Vllaznia duan “hakmarrjen” për atë eliminim, megjithëse statistikat e këtij edicioni flasin në favor të kryeqytetasve, ku 18 herë kampionët e vendit i kanë shkaktuar 3 disfata shkodranëve e po ashtu me dy sfida të mbyllura në barazim e në fund numërohet edhe një sukses i kuqebluve.
Statistikat pozitive të ekipit të Dajës u konfirmuan edhe në ndeshjen e fundit të kupës. Me blutë që u imponuan me rezultatin 4-3 ndaj 9 herë kampionëve të vendit. Duke arritur kështu kualifikimin në finalen e kupës në dëm të skuadrës shkodrane.
Më parë, Dinamo kishte fituar edhe dy sfida në kampionat kundër kuqebluve me rezultatin 2-1 dhe 2-3. Në këtë mënyrë, duke qenë skuadra që i ka shkaktuar më shumë humbje Vllaznisë këtë edicion.
Asnjë ekip tjetër në elitë nuk ka arritur t’i bëjë kaq “dëm” skuadrës së Brdariç përpos “nëndetëses”, të cilët konfirmohen si një tabu për shkodranët në këtë edicion 2024-‘25.

PANORAMASPORT.AL













