Penalltia e Shqipërisë U-19 në miqësoren ndaj Kosovës U-19, shpërthen Lorenc Jemini: Kjo është për të ulëritur, kush je ti që e gjuan ashtu…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 8, 2025 | 23:45

Penalltia e Shqipërisë U-19 në miqësoren ndaj Kosovës U-19, shpërthen Lorenc Jemini: Kjo është për të ulëritur, kush je ti që e gjuan ashtu…

Kombëtarja U-19 dhe Kosova U-19 kanë zhvilluar një miqësore sot në “Shtëpinë e Futbollit”. Pjesa e parë dhuroi një episod të pazakontë, pasi gjyqtari akordoi penallti në favor të Shqipërisë. 

MixCollage-08-Sep-2025-11-42-PM-3083

Te Shqipëria U-19 ishte Matia Huqi që e mori përsipër penalltinë, i cili zgjodhi ta pasonte te portieri i Kosovës U-19, teksa në fushë u duartrokit nga të gjithë, për ish-arbitrin e FIFA-s, Lorenc Jemini, ky veprim ishte për të ulëritur.  

Në studion e “Procesit Sportiv”, Jemini shpërthue duke deklaruar:  

“Kjo është për të ulëritur, kush je ti që e gjuan penalltinë ashtu. Edhe po gaboi arbitri nuk ka lidhje, po ai pse sillet ashtu dhe nuk e bën gol. Akoma më keq po ia ka kërkuar stafi që ta gjuajë ashtu”, u shpreh Jemini.  

PANORAMASPORT.AL

VIDEO/ Penalltia e kontestuar, futbollisti i Shqipërisë U-19 merr duartrokitjet e të gjithëve pas veprimit ndaj Kosovës U-19