VIDEO/ Penalltia e kontestuar, futbollisti i Shqipërisë U-19 merr duartrokitjet e të gjithëve pas veprimit ndaj Kosovës U-19
Kombëtarja U-19 dhe Kosova U-19 kanë zhvilluar një miqësore sot në “Shtëpinë e Futbollit”. Pjesa e parë dhuroi një episod të pazakontë, pasi gjyqtari akordoi penallti në favor të Shqipërisë.

Asnjë nga lojtarët e Kosovës U-21 nuk ishte dakord, ndërsa vetë kryesori e kishte ndarë mendjen. Te Shqipëria U-19 ishte Matia Huqi që e mori përsipër penalltinë.
Dhe veprimi i tij nga pika e bardhë mori duartrokitjet e të gjithëve. Futbollisti në skuadrën e Julian Ahmatajt vendosi t’i dorëzonte topin portierit të Kosovës, pikërisht në minutën e 18-të.
Huqi pasoi kështu, ndërsa ndeshja vazhdoi 0 me 0. Pjesa e parë u mbyll pikërisht me atë rezultat.
Penalltia e akorduar dhe goditja e Matia Huqit: (VIDEO) + (VIDEO)
PANORAMASPORT.AL













