Pasojat e humbjes në derbi, Tirana merr vendimin drastik për Ardian Nuhiun

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 11, 2025 | 18:40

Pasojat e humbjes në derbi, Tirana merr vendimin drastik për Ardian Nuhiun

Trajneri Ardian Nuhiu nuk do të shfaqet nesër në konferencë për shtyp, ndërsa në prag është ndeshja me Teutën në transfertë. Ky është vendimi i klubit bardheblu, pas humbjes 0 me 2 ndaj Partizanit në derbi.

nuhiu

Tirana ka vendosur për heshtje për shtyp, ndërsa aktualisht mban vendin e fundit në renditjen e Superiores. Në përfundim të 15 javëve janë vetëm 7 pikë të grumbulluara.

Takimi me Teutën ndërkohë do të luhet të shtunën. Një sfidë e cila është rezervuar për në orën 19:30 te stadiumi “Niko Dovana” i Durrësit.

PANORAMASPORT.AL