Postuar: Shkurt 18, 2025 | 20:53
Partizani konfirmon transferimin e 18-vjeçarit në Kroaci, do të huazohet te…
Partizani ka zyrtarizuar huazimin e Oresti Rifas te Hajduk i Splitit. Përmes një postimi në rrjetet sociale, të kuqtë shkruajnë se marrëveshja për 18-vjeçarin është me opsion blerjen e kartonit në fund të sezonit.

Postimi i plotë
FK Partizani me kënaqësi njofton transferimin në formulën e huazimit të Oresti Rifa te Hajduk i Splitit. Marrëveshja mes dy klubeve për kalimin e sulmuesit 18 vjeçar me opsion blerjen e kartonit në fund të sezonit nga kroatët e Hajduk Split është konkretizuar së fundmi. Rifa një produkt i Akademisë Partizani, prej dy sezonesh ishte pjesë e skuadrës së parë dhe tashmë do të provojë aventurën e re në futbollin kroat.
PANORAMASPORT.AL













