Partizani e nis nga e para, Demi: Adresa më moderne në rajon

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 2, 2026 | 21:32

Partizani e nis nga e para, Demi: Adresa më moderne në rajon

Klubi i Partizanit ka nisur punën për ndryshimin e tapetit të fushës në Arenën e Demave. Nga një tapet artificial, fusha do të kthehet në një sistem hibrid mes natyrales dhe artificiales, teksa skuadra pritet t’i gëzohet këtij ndryshimi duke nisur nga shtatori i sezonit të ri.

demi

Me anë të një videoje të shpërndarë në rrjetet sociale, presidenti Demi fton tifozët në atë që e konsideron si adresa më moderne e futbollit në rajon. “Nga rrugët pa adresë tek adresa më moderne e futbollit në rajon, Partizani nuk është më shtegtar, ekipi i Partizanit është në shtëpi. Mirë se vini në të ardhmen”, ishin fjalët e presidentit Gazment Demi.

Kujtojmë se gjatë vitit të ardhshëm “Arena e Demave” do të jetë në dispozicion për ekipet e Kampionatit Europian për të rinjtë (U-21), që zhvillohet në Shqipëri dhe Serbi.

PANORAMASPORT.AL