Paraqitjet e shkëlqyera në Superiore, futbollisti i Flamurtarit merr ftesën nga përfaqësuesja për kualifikueset e Botërorit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 6, 2025 | 22:51

Paraqitjet e shkëlqyera në Superiore, futbollisti i Flamurtarit merr ftesën nga përfaqësuesja për kualifikueset e Botërorit

Klubi i Flamurtarit do të ketë një futbollist të grumbulluar me ekipin e vet kombëtar për ndeshjet kualifikuese të Botërorit 2026 që luhen në javët e ardhshme.

flamurtari

Portieri Igor Aleksovski, i cili ka qenë një nga elementët që kanë spikatur te vlonjatët në këtë start të vështirë të sezonit, është ftuar nga Maqedonia e Veriut për të marrë pjesë në grumbullimin për ndeshjen miqësore kundër Letonisë dhe atë zyrtare ndaj Uellsit e cila do të vendosë edhe fatin e kësaj përfaqësueseje.

Maqedonia e Veriut është aktualisht në vendin dytë në grupin e saj me 13 pikë, një më pak se Belgjika e vendit të parë dhe 3 më shumë se Uellsi i venit të tretë. Por ajo ka një ndeshje më shumë të luajtur se dy rivalet në grup dhe sfidën e fundit e luan në transfertë ndaj uellsianëve.

PANORAMASPORT.AL