“Nxorrëm mësim nga ndeshjet në Champions”, mbrojtësi Sota: Nëse bëjmë lojën që na karakterizon, i kemi shanset për në grupe
Mbrojtësi i Egnatias, Eljon Sota, bëri një paraqitje dinjitoze në duelin e kthimit ndaj Dinamo Minsk, ku skuadra rrogozhinase, triumfoi me rezultatin 1-0. Në prononcimin e dhënë pas kësaj sfidë, për mikrofonin e “Supersport”, Sota u shpreh:

“Ishte një ndeshje e merituar. Kemi bërë dy ndeshje shumë të mira, jam shumë i lumtur, për kualifikimin e parë në historinë e klubit.
Në kompeticionet Europiane duhet të jesh mirë në mbrojtje dhe sulm. Nga ndeshjet e para në Champions nxorëm mësim si duhet të luajmë.
Duke parë kualitetin që kemi, nëse bëjmë lojën që na karakterizon si ekip, i kemi shanset për në grupe. Olimpia vitin e fundit nuk ka qenë në nivelin që ka qenë gjithmonë. Shanset janë, do ta provojmë deri në fund. Kalimi tek Egnatia është një hap para në karrierë. Deri tani çdo gjë është shumë mirë. Klub që të jep mundësinë për të bërë edhe një hap tjetër në karrierë”, deklaroi Sota.
PANORAMASPORT.AL













