Nuk ka surpriza te Partizani, 11-shi i derbit pritet sërish në fushë
Partizani pritet të zbresë në Vlorë në ndeshjen ndaj Flamurtarit me formacionin më të mirë të mundshëm.

Trajneri i të kuqve, Oltijon Kërnaja, me shumë mundësi do të hedhë në fushë po të njëjtën 11- tëshe si në ndeshjen e fundit të fituar ndaj Tiranës në derbi, teksa tashmë formacioni duket i stabilizuar.
Kështu, në portë si zakonisht mes shtyllave do të jetë Pano Qirko, ndërsa në mbrojtje, nga e majta në të djathtën, do të rradhiten Kola, Sembene, Bytyçi dhe Atanaskoski. Sakaq, në mesfushë do të “qarkullojë” treshja e zakonshme me Qakën, Ismailin dhe Hjuman, ndërsa në sulm do të konfirmohet treshja Sidibe, Skuka dhe Isgandarli.
Për këtë sfidë, Partizani nuk do të ketë të gatshëm Buxhelajn dhe Dumbia, që kanë plotësuar numrin e kartonëve të verdhë, ndërsa në dyshim mbetet prezenca e Fadairo, i cili vuan një dëmtim në pulpë.
PANORAMASPORT.AL













