Nuk ka pësuar gol në pesë paraqitjet e këtij sezoni, Alban Hoxha: Te Partizani ka nisur faqe e re, e treguam ndaj Laçit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 2, 2025 | 18:31

Nuk ka pësuar gol në pesë paraqitjet e këtij sezoni, Alban Hoxha: Te Partizani ka nisur faqe e re, e treguam ndaj Laçit

Alban Hoxha ka folur para ndeshjes që Partizani do të luajë me Egnatian. Kapiteni i “demave” ishte i pranishëm krah Gegës, në konferencë për shtyp.

Screenshot 2025-04-02 180211

Gardiani i kryeqytetasve nuk ka pësuar asnjë gol në këtë sezon, teksa ka luajtur në pesë ndeshje për kampionat dhe Kupë.

Hoxha komentoi zgjedhjen e Gegës si trajner i ri dhe po ashtu foli për sfidën me Egnatian.

Si e keni pritur rikthimin e Skënder Gegës –

A.Hoxha: Padiskutim që është zgjedhja më e mirë që klubi ka bërë, sepse është personi që e njeh shumë mirë ambjentin dhe mentalitetin e Partizanit. Unë besoj se do bëj mirë. Tani për ne ka nisur një faqe e re, ta harrojmë atë çfarë kaloi. E treguam që në ndeshjen me Laçin, sigurisht që duhet akoma të punojmë në vazhdim. Mendoj që jemi në rrugën e duhur.

Përballja me Egnatian duel i vështirë –

A.Hoxha: Eshtë ndeshje e vështirë. Çdo ndeshje në këtë moment është e vështirë. Ne do mundohemi të japim maksimumin në këtë ndeshje. Sfida e parë luhet në Rrogozhinë dhe kjo është gjë e mirë, sepse ndeshjen e kthimit e luajmë në shtëpinë tonë. Të japim më të mirën që në ndeshjen e parë për ta patur më të lehtë ndeshjen e kthimit.

PANORAMASPORT.AL