“Nuk i kam treguar Silvinjos”, Alban Bushi konfirmon dy prurje të reja tek U-21: Shumë shpejt te Kombëtarja
Alban Bushi ishte së fundmi pjesë e emisionit “Sport News” në “News 24”. Trajneri i Kombëtares U-21 zbuloi se do të ketë dy prurje të reja në muajin mars. Bëhet fjalë për lojtarë që shumë shpejt pret që t’i bashkohen ekipit të parë. Në anën tjetër, me dy talente të tjerë mbetet në bisedime.

Keni bërë gati ndonjë dhuratë për trajnerin Silvinjo, ndonjë element të ri që mund të bashkohet me Kombëtaren? “Unë kam, por nuk i kam treguar. Dhe kur e takova, pardje. Takohemi se jemi në një kat, nuk është se ia tregoj lojtarët që marr tani. Në kuptimin e mirë. Nuk është se janë gati për ekipin A, ngaqë i ka qejf të marrë lojtarë nga ekipi U-21. Ka dhe të drejtë sepse ka më shumë emocione dhe përgjegjësi. Kemi dy-tre lojtarë shumë të mirë. Në mars kemi ndeshjet tona, me Amerikën dhe Japoninë dhe kemi dy lojtarë. Kemi katër le të themi, por dy janë 100% që do vijnë deri tani. Me dy jemi duke folur, mendoj se do vijnë dhe ato, por janë shumë të mirë. Mendoj se shumë shpejt do jenë ekipin kombëtar A dhe jam shumë i lumtur që do të jenë me ne”.
Rolet? “Mbrojtës i djathtë, është një sulmues që po bën shumë mirë tani në botë. Prapë një mesfushor shumë i mirë në 8 dhe prapë një sulmues. Është dhe një mbrojtës, shumë i mirë që nuk jemi të sigurt a do vijë. Mbrojtësi është datëlindja 2009, shumë i mirë. Është goxha i vogël, 16-17 vjeç. Ne kemi datëlindja 2004, por nëse e marrim do e fusim se lojtar i nivelit shumë të lartë. Ai luan te ekipet e para në kampionatin e tij”.
PANORAMASPORT.AL













