Postuar: Mars 1, 2025 | 13:54
Nuk është i gatshëm as në stol, zbulohet arsyeja e mungesës së rëndësishme në Laçi-Vllaznia
Uilliam Kordeiro Melo nuk është i gatshëm për Laçin sot kundër Vllaznisë. Lojtari i kurbinasve po qëndron pranë famijes në një moment mjaft të veçantë.

Melo është bërë baba, ndërsa ka postuar dhe në rrjetet sociale.
“Mirë se erdhe Noah. Faleminderit zotit për ty biri im. Babai të do shumë, do të jem gjithmonë në krahun tënd, të premtoj se do të jem babai më i mirë që do të kërkoje ndonjëherë, erdhe për të ndriçuar jetën time më shumë, të dua pafund”, shkruan Melo.
PANORAMASPORT.AL













