“Nuk e kemi frikë rënien nga kategoria, asnjë shqetësim”, trajneri Nuhiu te Tirana: Përqëndrohemi te Vllaznia
Trajneri Ardijan Nuhiju foli pas humbjes 0 me 1 të Tiranës ndaj Teutës. Nuhiju nuk shfaqi shqetësim për rënien e mundshme nga kategoria, edhe pse bardheblutë aktualisht renditen në vendin e parafundit.

“Në fakt në momentin që të mungon Alvarez dhe Xhixha, dy futbollistë që jemi përqëndruar që ata të jeni krijuesit e rasteve apo mënyrën si duhet të shkojë skuadra, ne nuk i kishim. Provuam me Patrik dhe Kobiljar, pjesën e parë kanë bërë jashtëzakonisht mirë duke u munduar të mbajmë skuadrën lart apo të shkojnë me krosime në zonë. Patrik shërbeu për Tabeku dhe nuk arritëm të realizonim.
Donim ta fitonim ndeshjen, Haxhiu nuk kishte më tepër forcë të vazhdonte se 1 muaj jashtë, por bëri mirë ato 60 minuta. Xhixha kishte bërë vetëm 1 seancë me skuadrën, duhet të bënim kujdes shumë. Nuk patëm guximin t’i jepnim më tepër se 30 minuta. Nuk mendoj se sistemi na krijoi probleme, gabuam shumë topa në mesfushë. Kundërshtari ishte me 3 sulmues. Duhet të shfrytëzonim më shumë Rafën.
Ndoshta pjesën e parë, pak më shpejt duhet të qarkullonim topin. Ishim në mesfushë 3 kundër 2. Në bazë të analizës ishim munduar përmes qendrës të vertikalizojmë sa më tepër, por shumë pak e shfrytëzuam Rafën se kishte mundësi për më shumë.
Kemi ndeshje në vazhdim, Tare është i rëndësishëm. Ernest nuk është në gjendjen e tij më të mirë fizike. Ndoshta u mundua dhe dha maksimumin e tij, por ai ka qenë maksimumi i tij.
Rrëzim nga kategoria? Në asnjë moment nuk kemi frikë, skuadra ka dëshmuar se dhe me skuadra të mëdha dimë të marrim pikë. Ta harrojmë këtë ndeshje. Të përqëndrohemi te ndeshja e radhës, ta përgatisim në maksimum. Kam besim se Xhixha dhe Alvarez, do përgatiten dhe të ndihmojnë skuadrën. Nuk shoh në asnjë moment shqetësim. Kemi skuadër të mirë dhe me kualitet, sot nuk morëm 3 pikët, por duhet të përgatitemi për ndeshjen e radhës”, u shpreh trajneri Nuhiju për “RTSH”.
PANORAMASPORT.AL













