Një sezon fantastik: Këto janë 16 rekordet që Bajerni theu
Bajerni luajti në një nivel krejtësisht tjetër gjatë sezonit të fundit në Bundesliga. Skuadra e trajnerit Vinsent Kompani jo vetëm që luajti me qëllim, vetëbesim dhe uri për gola, por gjithashtu vendosi 16 rekorde mbresëlënëse.

Treshja sulmuese Herri Kejn, Luis Diaz dhe Majkëll Olise dominoi pothuajse çdo kundërshtar, duke bërë që Bajerni të shënonte plot 122 gola deri në fund të sezonit. Kjo ishte më shumë se çdo klub tjetër kishte arritur ndonjëherë në elitën e futbollit gjerman. Por rekordmenët gjerman nuk vendosën vetëm këtë rekord, ata arritën gjithashtu diferencën më të madhe të golave ndonjëherë (+86), shënuan më shumë gola në transfertë (54) dhe realizuan më shumë gola nga goditjet nga këndi (15). Veçanërisht interesante: skuadra e Kompani e gjeti veten disa herë në disavantazh gjatë sezonit.
Pas kalimit në disavantazh, Bajerni grumbulloi gjithsej tetë fitore, rekord i barabartë me Leverkusenin e sezonit 1999/2000. Rekorde të tjera të vendosura nga sulmi: më shumë pikë të fituara pasi ishin në disavantazh (29), më shumë asistime nga një lojtar (Olise me 22), si dhe lojtari me më shumë asistime pasi hynte nga stoli (Olise me gjashtë).
Për më tepër, Bajerni arriti edhe këto statistika: më shumë gola nga zëvendësuesit në të gjithë skuadrën (20), më shumë asistime nga zëvendësuesit (21) dhe më shumë pikë kontributi në gola nga zëvendësuesit (41). Portieri Manuel Nojer festoi gjithashtu gjatë sezonit të Bundesligës fitoren e tij të 375. Një rekord i ri në historinë e klubit. Bajerni u bë skuadra e pestë në historinë e Bundesligës që mbetet plotësisht e pamposhtur në transfertë.
Në fund, Bajerni arriti të shënoj të paktën një gol në të dyja ndeshjet kundër Volfsburgut. Kjo do të thotë se klubi nga Mynihu ka shënuar të paktën një herë në 36 ndeshje radhazi kundër Volfsburgut, një tjetër rekord i ri. Po ashtu, tifozët panë gjithsej 158 në të 34 ndeshjet e Bundesligës. Kjo theu rekordin e mëparshëm prej 155 golash të vendosur nga Frankfurti.
PANORAMASPORT.AL













