Një rivalitet i hapur, asnjëra nuk ka dominuar në duelin Flamurtari-Egnatia

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 26, 2025 | 23:49

Një rivalitet i hapur, asnjëra nuk ka dominuar në duelin Flamurtari-Egnatia

Flamurtari dhe Egnatia kanë zhvilluar disa duele interesante ndër vite, me rezultate që kanë reflektuar rivalitetin e fortë mes tyre. Statistikat tregojnë se asnjëra palë nuk ka dominuar plotësisht, ndërsa ndeshjet kanë sjellë gjithmonë emocione për tifozët. Për herë të parë në këtë shekull, dy skuadrat u përballën më 1 tetor 2005, ku Flamurtari fitoi 3–1 në Vlorë.

Screenshot-2025-09-20-155946

Heroi i kuqezinjve ishte tresheja Cissokho, Dixon dhe Rustemi, ndërsa Gjini shënoi golin e vetëm për rrogozhinasit. Më pas, më 11 mars 2006, Flamurtari arriti një tjetër fitore, këtë herë në transfertë, falë golit të hershëm të Roland Nenajt në minutën e 17-të, duke mposhtur Egnatian me shifrat 0–1. Pas shumë vitesh mungese, duelet mes dy skuadrave u rikthyen në sezonin 2020–2021.

Pikërisht më 28 nëntor 2020, Egnatia mori një fitore bindëse 3–0 ndaj Flamurtarit. Magani hapi serinë që në minutën e 8- të, ndërsa Çelhaka dhe Shtubina vulosën rezultatin me nga një gol secili. Ndeshja e radhës u zhvillua më 3 mars 2021, ku Egnatia doli përsëri fituese, këtë herë me rezultatin 2– 1 në Vlorë.

Shtubina dhe Eller shënuan për miqtë, ndërsa Aliaj ngushtoi diferencën në minutat e fundit, por nuk mjaftoi për të ndryshuar fatin e sfidës. Në këtë mënyrë, bilanci i katër përballjeve të fundit mes dy ekipeve është i balancuar. Dy fitore për Flamurtarin dhe dy për Egnatian. Rivaliteti mes tyre mbetet i hapur dhe çdo ndeshje pritet me interes të veçantë nga dashamirësit e futbollit shqiptar.

NDESHJET E FUNDIT

PANORAMASPORT.AL