Postuar: Janar 12, 2026 | 8:19
Një pretendim për penallti, njihuni me moviolën e ndeshjes Tirana-Skënderbeu në Kupë
Ndeshja e Kupës mes Tiranës dhe Skënderbeut pati vetëm një rast për moviolë.

Në minutën e 33-të, Alvarez gjuan nga goditja e dënimit dhe topi devijohet në këndore, bardheblutë pretendojnë penallti, Vrapi nuk jep asgjë dhe vazhdon lojën.
Vendim i drejtë i gjyqtarit. Dora është e ngjitur në trup dhe nuk mund të jepet 11-metërsh. Gjyqtari nuk gabon, ndërsa sfida nuk kishte sistemin VAR. (VIDEO)
PANORAMASPORT.AL













