Postuar: Qershor 12, 2025 | 8:35
Nga një klub i kryeqytetit te tjetri, sulmuesi i Tiranës pritet të kalojë te…
Akileu Ndreca pritet të veshë fanellën e Prishtinës për sezonin e ardhshëm.
Sulmuesi i Tiranës do të kalojë kështu nga një klub i kryeqytetit te tjetri. Për Ndrecën ishte përfolur më parë Llapi për të ardhmen. 24-vjeçari, duke zgjedhur Prishtinën, do të ketë mundësinë të luajë në kualifikueset e Ligës së Europës.
Sulmuesi shënoi tetë gola dhe asistoi një tjetër në kampionat këtë edicion me bardheblutë. Eksperienca me Tiranën ishte dhe e para për të jashtë Italisë. Skuadra e Bledi Shkëmbit ndërkohë pritet të ketë disa ndryshime për sezonin e ri. Vetë trajneri vazhdon të jetë në dyshim.
PANORAMASPORT.AL













