Nga Korabi te Korabi pa fitore, Lushnja me një mungesë të sigurt në “finalen” e mbijetesës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 3, 2026 | 14:50

Nga Korabi te Korabi pa fitore, Lushnja me një mungesë të sigurt në “finalen” e mbijetesës

Pesë javët e fundit të sezonit kanë marrë një rëndësi të veçantë për Lushnjën, për shkak të pozitës që mban në renditje. Ekipi ndodhet në fund dhe rrezikon seriozisht mbijetesën. Gjithçka mbetet ende në dorën e tyre, pasi janë edhe 15 pikë në dispozicion.lushnja LALA

Të besuarit e trajnerit Artan Bano synojnë të reagojnë në këto javë për të shpëtuar sezonin dhe për të mbrojtur nderin e klubit. Ky mision nis që këtë fundjavë, kur Lushnja pret Korabin në stadiumin “Roza Haxhiu”. Për këtë përballje, skuadra pritet të jetë pothuajse e plotë, me përjashtim të mbrojtësit Franci Lala, i pezulluar për shkak të plotësimit të numrit 4 të kartonëve të verdhë. Lushnja nuk e njeh fitoren që nga përballja e fazës së dytë pikërisht ndaj Korabit, të cilin e mposhti me rezultatin 2-0, në ndeshjen që përkoi edhe me debutimin e trajnerit Bano.

PANORAMASPORT.AL