“Nëndetësja” vazhdon me rekordin, kartoni i kuq kthehet në makth te Dinamo

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 21, 2025 | 18:25

“Nëndetësja” vazhdon me rekordin, kartoni i kuq kthehet në makth te Dinamo

Dinamo dhe Egnatia ndanë nga në pikë në ndeshjen e javës së shtatë, pasi sfida e zhvilluar në “Arena Egnatia” u mbyll në barazim pa gola. Megjithatë, Dinamo bëri sërish atë që këtë sezon e ka bërë më së miri, të ndëshkohet me karton të kuq dhe të detyrojë kundërshtarin që të dalë me të kuq. Në minutën e 81, Lorran mori kartonin e dytë të verdhë duke u ndëshkuar me karton të kuq për të lënë skuadrën e tij me 10 lojtarë.

dinamo

Vetëm pak minuta para fundit, ishte radha e Xhemajlit në radhët e Egnatias, për të lënë skuadrën e tij me një lojtar më pak. Për Dinamon, kjo është hera e katërt që luan me 10 futbollistë, ndërkohë që po kaq herë, edhe kundërshtarët e Dinamos kanë luajtur me një lojtar më pak. Pavarësisht se janë luajtur vetëm 7 javë kampionat, blutë kanë parë arbitrin që të nxjerrë 8 herë kartonin e kuq, 4 herë kundër tyre, e katër herë të tjera kundër rivalit të Dinamos.

Dinamo është ndëshkuar ndaj Elbasanit, Teutës, Flamurtarit dhe Egnatias, teksa kundër Dinamos janë ndëshkuar Teuta, Bylisi, Flamurtari dhe Egnatia. Sa i përket kartonëve të verdhë, Dinamo nuk është një skuadër që ndëshkohet shpesh duke qenë se në 7 ndeshjet e para, është ndëshkuar 11 herë. Më i çuditshëm është fakti se nga 4 kartonë të kuq që ka marrë, vetëm njëri prej tyre ka qenë ndëshkim me të verdhë, ndërsa tre kartonët e tjerë, kanë qenë direkt karton i kuq.

PANORAMASPORT.AL