Postuar: Korrik 5, 2025 | 18:39
Në pritje të aventurës së re, dy ish-lojtarë të Partizanit bëhen bashkë
Eneo Bitri dhe Erald Çinari janë bërë bashkë në Berat. Dy ish-futbollistë të Partizanit po shijojnë pushimet, ndërsa aktualisht kanë mbetur pa ekip.

Bitri e mbylli me Giorin në Hungari. Në anën tjetër Çinari përfundoi me sukses aventurën me Noah në Armeni.
Të dy lojtarët do të konsideroheshin luks për Superioren. Aktualisht duket se po shikojnë për opsione jashtë Shqipërisë, pasi nuk janë lidhur me asnjë skuadër brenda vendit.

PANORAMASPORT.AL













