“Ndeshjen e zgjidhi Selmani me atë eurogol”, trajneri Tetova: Do të provojmë shanset tona për të shkuar në grupe

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 31, 2025 | 23:17

“Ndeshjen e zgjidhi Selmani me atë eurogol”, trajneri Tetova: Do të provojmë shanset tona për të shkuar në grupe

Trajneri i Egnatias, u shfaq tepër i lumtur pas kualifikit historik që skuadra e tij arriti në turin e dytë të Ligës së Konferencës, ndaj Dinamo Minsk. Në prononcimin e dhënë pas ndeshjes për mikrofonin e “Supersport”, ai u shpreh:  

bandicam 2025-07-31 23-06-59-605

“Objektivin personal e kishim një tur Championsin. Ndërsa në këtë tur ishim të kujdesshëm në të dyja ndeshjet dhe e merituam këtë kualifikim. Dinamo pjesën e dytë u hodh e gjitha në sulm, po iu thoja djemve që do të kemi mundësinë për të qenë përpara portës.  E zgjidhi Selmani me atë eurogol, e merituam gjithçka, kjo ishte për sot.

Olimpja Ljubjana është ekip i fortë. Kanë qenë në grupe gjithmonë, ne do të provojmë shanset tona për të shkuar në grupe.

Afrimet janë lojtarë që mund të rrisin nivelin, i kemi zgjedhur. Personalisht i kam zgjedhur, edhe me ndihmën e drejtorit. Grupi është i plotë, do të shikojmë nëse do të ketë lëvizje dhe më pas do të operojmë për lojtar tjetër. Në Islandë ishim me 4 mungesa. Grupi është i plotë kështu siç është.”, deklaroi Tetova.  

PANORAMASPORT.AL