Ndeshje me raste dhe tension mes Vorës dhe Dinamos/ Yzeirajn e ndihmon asistenti, VAR-i lihet pushim (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 2, 2026 | 8:39

Ndeshje me raste dhe tension mes Vorës dhe Dinamos/ Yzeirajn e ndihmon asistenti, VAR-i lihet pushim (VIDEO)

Dinamo arriti të fitonte ndaj Vorës me rezultatin 1-2, në një ndeshje që pati gjithçka. Dy skuadrat kërkuan deri në fund që të dilnin me pikë të plota dhe diçka të tillë arriti ta bënte Dinamo, e cila përmbysi disavantazhin. Sfida kishte gola dhe karton të kuq, por gjithçka u vendos në fushë nga kryesori Olsion Yzeiraj, i cili në një rast u ndihmua edhe nga asistenti i tij, Nuri Rrapaj.

vora-dinamo

5’ Neziri depërton në zonën e Vorës, aty ku i vjen Çibuike, me një ndërhyrje që rrezikon jo pak duke e rrëzuar mbrojtësin e Dinamos, i cili reklamon edhe një dëmtim. Pavarësisht protestave të vendësve për penallti, Yzeiri bën me shenjë që ishte ndërhyrje e pastër për top dhe lejon që të luhet loja, vendim të cilin e konfirmon edhe VAR-i. (VIDEO)

28’ Malomo ndëshkohet me karton të verdhë në mesfushë për një faull të rëndë. Mesfushori i Dinamos ngre takat në tentativë për të larguar topin dhe godet në kokë një prej lojtarëve të Vorës duke rrezikuar seriozisht kartonin e kuq, megjithatë kryesori e toleron. (VIDEO)

52’ Luis Felipe zhbllokon takimin në Vorë. Më parë Kasalla dhe Daka kishin bërë çdo gjë mirë. Nga kampi i Dinamos ka një pretendim për pozicion jashtë loje në ndërtim të aksionit megjithatë edhe nga pamjet filmike duke se çdo gjë ka qenë e rregullt.  (VIDEO)

54’ Malomo rikthen baraspeshën duke realizuar golin e parë me fanellën e Dinamos. Mesfushori i bluve lëshon një goditje rrafsh me tokën nga jashtë zone duke shënuar. Goli është plotësisht i rregullt, teksa nuk ka protesta dhe pretendime nga vendësit.  (VIDEO)

66’ Vrapi merr kartonin e dytë të verdhë dhe largohet me të kuq. Asisteni Nuri Rrapaj sinjalizoi kryesorin Yzeiraj për ndërhyrjen e gabuar ndaj Malomos, ku edhe në pamje filmike duket një ndërhyrje e gabuar e anësorit të Vorës. Këtë herë, Yzeirin e shpëton asistenti. (VIDEO)

90+4’ Dinamo ka një aksion të rrjedhshëm por në hyrje të zonës vjen një ndërhyrje e ashpër ndaj Bregut. Dinamovitët kërkojnë faull fillimisht por topi shkon te Teikseira i cili godet nga jashtë zone dhe e çon në rrjetë duke shuar polemikat. Kryesori lejon avantazhin kur topi ishte te blutë e Dinamos dhe rezulton pozitive për ta. (VIDEO)

ABDULLA DUSHKU-PANORAMASPORT.AL