Postuar: Maj 16, 2026 | 17:12
Ndeshja e parë e “Final 4”, zbulohen gjyqtarët që do të drejtojnë duelin Vllaznia-Dinamo
Ndeshja e sotme mes Vllaznisë dhe Dinamos do të ngrejë siparin e mini-turneut të “Final 4”, që do të përcaktojë se kush do të fitojë titullin kampion.

FSHF ka caktuar gjyqtarë ndërkombëtarë për këto sfida, duke filluar nga kjo e sotmja në orën 19:00, e cila do të drejtohet nga Florjan Lata. Edhe asistentët e tij janë me stemë ndërkombëtare, pasi anësorët do të jenë Ilir Tartaraj dhe Erind Burgu. Sa i përket gjyqtarit të katërt, ai do të jetë Andi Koçi.
Në sallën e VAR-it janë përzgjedhur gjithashtu gjyqtarë të cilët kanë eksperiencë në këtë rol, me Albert Dodën i cili është caktuar vazhdimisht në ndeshje delikate në këtë sezon si kryesor dhe me Emanuela Rustën në AVAR.
PANORAMASPORT.AL













