Mungon Diavara dhe Trashi është gati, si pritet të rreshtohet Flamurtari ndaj Elbasanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 14, 2026 | 11:41

Mungon Diavara dhe Trashi është gati, si pritet të rreshtohet Flamurtari ndaj Elbasanit

Flamurtari merr një lajm të mirë përpara ndeshjes me Elbasanin. Kapiteni Lorenc Trashi nuk ka asgjë serioze pas përplasjes nga Bismark në ndeshjen me Vllazninë.flamurtariRezonanca ka rezultuar vetëm një traumë që nuk është serioze çka do të thotë se kapiteni do të luajë. Një mungesë e sigurt dhe e rëndësishme është edhe ajo e Bangali Diavara. Mesfushori është pezulluar pas grumbullimit të katër kartonëve të verdhë, të fundit prej të cilëve e mori në ndeshjen e kaluar kundër Vllaznisë.

Denis Pjeshka nuk do të jetë në dispozicion për të luajtur nga minuta e parë për shkak të një dëmtimi gishtin e madh të këmbës ashtu si edhe Dimitris Çantakias. Megjithatë nuk përjashtohet mundësia që ata të jenë në stol.120

PANORAMASPORT.AL