Mungesa te Egnatia, rrogozhinasit i pret një transfertë e vështirë pa “laçjanët” dhe tre të tjerë në Kurbin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 9, 2025 | 9:13

Mungesa te Egnatia, rrogozhinasit i pret një transfertë e vështirë pa “laçjanët” dhe tre të tjerë në Kurbin

Egnatia kërkon të ruajë ritmin dhe vendin e parë, duke shpresuar që të dalë me një rezultat pozitiv këtë të martë ndaj Laçit në transfertë.EGNATIANjë ndeshje që të besuarit e Edlir Tetovës e kanë vlerësuar maksimalisht dhe duan të dalin patjetër me tri pikë, si mundësia e vetme për të mos kaluar siklete në kreun e klasifikimit. Sfidën e kaluar në Laç kanë fituar këta të fundit në shifrat 2-0, një sinjal ky që në Kurbin i pret një përballje e vështirë. Megjithatë, deri të martën Tetova ka ende disa ditë në dispozicion për të organizuar skuadrën dhe përgatitur “kurthin” që t’u japë tri pikët. MUNGOJNË

“LAÇIANËT” – Është i sigurt fakti që Egnatia nuk do të shkojë e plotë në përballjen e kësaj të marte në Laç. Së pari, ka mungesa për shkak të kartonëve dhe, së dyti, ka ende lojtarë të dëmtuar që janë në dyshim. Këto mungesa i përbashkon një gjë: janë ish futbollistë të Laçit. Më konkretisht: Regi Lushkja dhe Serxho Ujka nuk do të luajnë për arsye kartonësh, ku i pari u ndëshkua me të kuq ndaj Dinamos dhe i dyti plotësoi numrin e kartonëve të verdhë. Dhe, bëhet fjalë për dy prej lojtarëve kryesorë të kampionëve.

Sa i përket dëmtimeve, gjasat janë që Edison Ndreca dhe Renato Malota të vijojnë të jenë pushim, të cilët kanë munguar takimet e fundit. Me pak fjalë, janë plot katër futbollistë të Egnatias që më herët kanë luajtur me Laçin që nuk do të jenë në fushë ndaj ish-skuadrës së tyre. Një rastësi që në njëfarë mënyre kthehet në “asist” për kurbinasit në prag të sfidës me kampionët në fuqi të kampionatit. Sakaq, këtij “pokeri” mungesash i shtohet edhe Albano Aleksi, që e dërgon në pesë numrin e lojtarëve që do ta ndjekin ndeshjen nga tribuna. Praktikisht, gjysma e skuadrës do të duhet ta bëjë pushim.

RIKTHIMET – Megjithatë, nuk ka vetëm lajme të këqija për Egnatian sa i përket lojtarëve. Thuhet kështu, sepse në përballjen me kurbinasit do t’u rikthehen sy lojtarë që munguan ndaj Dinamos për shkak të kartonëve. Bëhet fjalë për mesfushorët Arbin Zejnullai dhe Daniel Uotlai. Duke parë emergjencën më ekip, çdo rikthim është një lajm i mirë dhe çdo lojtar do të ketë ndoshta mundësinë e tij për të dhënë kontributin për rrogozhinasit.

VLADMIR MEMA-PANORASPORT.AL